Antonio Casanno ka vendosur të thotë mjaft, këtë herë lë futbollin në mënyrë përfundimtare. Pasi gjeti sërish një skuadër Virtus Entellan dhe filloi të stërvitet rregullisht, ish-sulmuesi i kombëtares italiane ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Lajmin për të lënë futbollin Cassano e ka shkruar në një letër të cilën ua ka dërguar miqëve të tij më të ngushtë dhe njëri prej tyre është edhe gazetari sportiv italian Pierluigi Pardo i cili nuk ka nguruar për ta bërë atë publike. Ndër të tjerë në letrën e tij ish sulmuesi i Romës, Milanit dhe Interit thekson se për momentin ka prioritete të tjera në jetë dhe e ka të pamundur të stërvitet ditë pas dite, duke falenderuar njëkohësisht drejtuesit e Virtus Entellas për mundësinë që i dhanë dhe duke i uruar fat klubit.