Barcelona dëshiron ta përforcojë sulmin në afatin kalimtar të verës, por emri që është përfolur në ditët e fundit befason. Sipas Daily Express, Barcelona është e gatshëm ta bëjë një ofertë sensacionale për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, bën të ditur Gazeta Express, transmeton gazeta Koha.
Sulmuesi francez u votua si futbollisti më i mirë i Arsenalit për vitin 2019, për shkak të lojës së mirë të tij në sulm përkrah Pierre-Emerick Aubameyang. Gjiganti katalonas mund t’i paguajë 82 milionë për shërbimet e tij në verë. Barça është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë të Luis Suarezit.