Numri 1 i botës në renditjen botërore në tenis për femra, Ashleigh Barty, është eliminuar nga turneu i Wimbledonit, duke u mundur në 3 sete, 3-6 6-2 6-3, nga amerikania e panjohur Alison Riske. Barty, e cila vinte nga 15 fitore rresht, shihej si favorite e madhe për të fituar titullin në Wimbledon, që do të ishte i dyti i këtij viti, pas French Open në qershor, por Riske befasoi, në një sfidë ku Barty bëri shumë gabime.
Barty e nisi fuqishëm, duke marshuar në setin e parë, tuar 6-3. Megjithatë, Riske tregoi guxim dhe durim, sepse në setin e dytë nuk lëshoi pe dhe kur Barty nisi të bënte gabime në shërbim, iniciativa kaloi te Riske, numri 55 në renditjen botërore.
Pas triumfit 6-2 në setin e dytë, Riske mori guxim dhe nuk u ndal më, duke triumfuar 6-3 në setin e tretë dhe duke kryer një tjetër përmbysje, pas asaj kundër numrit 13 të turneut, Belinda Bencic, në turin e shkuar.
Tani 29-vjeçarja Riske, e cila merr pjesë për herë të parë në karrierë në një çerekfinale në Grand Slam, do të përballet me Serena Williams.
A first ever Grand Slam quarter-final awaits…
Alison Riske recovers from a set down for the third time this tournament – the latest coming against world No.1 Ash Barty #Wimbledon | @Riske4rewards pic.twitter.com/oLMTtqpTgF
— Wimbledon (@Wimbledon) July 8, 2019