Tamam 80 vjet pas vdekjes së Beethovenit, më 1907, kompozitori britanik Samuel Cleridge-Taylor nisi të spekulonte se Beethoveni ishte zezak. Colderidge-Taylor ishte me racë të përzier – nga një nënë e bardhë angleze dhe nga një baba prej Sierra Leones – dhe ai thoshte se nuk mund të mos vërente ngjashmëri mahnitëse mes tipareve të tij të fytyrës dhe imazheve të Beethovenit.
Pasi ishte rikthyer së voni prej SHBA-së segreguese, Coleridge-Taylor projektoi përvojat e tij në kompozitorin gjerman.
“Nëse më i madhi prej muzikantëve do të ishte gjallë sot, ai do ta kishte të pamundur të merrte një akomodim hoteli në qytete të caktuara amerikane”.
Fjalët e tij do të dilnin profetike. Gjatë viteve ’60, mantra “Beethoveni ishte zezak” u bë pjesë e përpjekjes për të drejta civile. Asokohe Coleridge-Taylor kishte 50 vjet që kishte vdekur dhe ishte harruar, por kur aktivisti Stokely Carmichael doli kundër pikëpamjes së rrënjosur që kultura e bardhë evropiane ishte siprane ndaj asaj afroamerikane, zari ishte hedhur. “Beethoveni ishte zezak sa unë e ti”, kishte thënë ai para një audience kryesisht zezake në Seattle, “por ata nuk na e thonë këtë”.
Pak vjet më herët, Malcolm X e kishte zëruar të njejtën ide kur në një intervistë tha që i ati i Beethovenit ka qenë “një prej zezakëve që u angazhuan në Evropë si ushtarë profesionistë”…(Koha Ditore)