Legjenda e Manchester Unitedit dhe Anglisë, David Beckham ka folur për abuzimet me futbollistë të rinj që janë bërë në futbollin anglez. Ai ka treguar edhe se si është poshtëruar në United, por insiston se nuk është abuzuar me të ose të tjerët. “Është e turpshme ajo çfarë ka ndodhur me abuzimin e të rinjve dhe duhet ndërmarrë diçka, por në United nuk ndodhi ashtu”, tha fillimisht Beckham për BBC. “Nëse ne kalonim limitin, atëherë detyroheshim të kërcenim në mënyrë qesharake, para heronjve tanë në skuadër. Ishte poshtërim, por jo abuzim, sepse ne merrnim një mësim”.