Klubi më i ri amerikan, Inter Miami, do të debutojë në 2020 në Major League Soccer dhe pronari i tij, David Beckham, synon emra të mëdhenj në merkato. Një prej tyre është Ever Banega, fantazisti argjentinas, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit aktual me Sevillan (rinovimi është kthyer në një problem mes palëve).
Banega është më i paguari i ekipit dhe Monchi nuk i ofron të njëjtat shifra për të rinovuar, çka po shtyn lojtarin të largohet, ku në plan të parë është Inter Miami.