Podgoricë, 23 shtator – Lideri i Partisë Demokratike të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, sot, me shumicë të votave, u zgjodh kryetar i përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi.
Beçiqi ishte propozuar nga koalicionet fituese, tl cilat do të formojnë qeveri të re në Mal të Zi. Për të votuan 45 nga gjithsej 71 deputetë.
Paraprakisht, Partia Demokratike e Malit të Zi publikoi dokument të nënshkruar me të cilin nga presidenti Millo Gjukanoviq kërkohet mandati për përbërjen e qeverisë së re t’i ndajë Zdravko Krivokapiqit, bartës listë së koalicionit për ardhmërinë e Malit të Zi.
Dokumenti me nënshkrime të deputetëve të cilët do ta mbështesin propozimin e Frontit demokratik, koalicioni Bardhë e Zi e Dritan Abazoviqit dhe Koalicionit të Beshiqit është publikuar në profilin e Demokratëve në Tuiter.
Me atë propozim, si dhe me propozimin që Beçiqi të zgjidhet kryetar i Parlamentit, tre koalicionet fituese dëshmuan se mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes për formim të qeverisë së re të Malit të Zi, pas sundimit 30-vjeçar të DPS-së së Millo Gjukanoviqit.