Shtatzëna Bethan Simpson iu nënshtrua një metode revolucionare në të cilën nga barku i saj është nxjerrë bebja për operim dhe më pas është kthyer përsëri në bark.
Mjekët ia kishin diagnostikuar fëmijës së palindur të Bethan Simpson çrregullimin spina bifida, që është një defekt i rëndë tek i cili shtylla kurrizore është e plasaritur kështu që palca kurrizore nuk mbyllet plotësisht. Pas kësaj diagnoze, Bethan e pati mundësinë t’i japë fund shtatzënisë, por më pas ajo dhe bashkëshorti i saj, Kieron, mësuan për një ndërhyrje të re që kryhet në Belgjikë.
Bethan, e cila duhet ta lindte fëmijën në prill, e kishte një operacion të specializuar në një spital në Londër, ku mjekët nga spitali Great Ormond Street e operuan me sukses beben. Pas kësaj bebja u kthye përsëri në barkun e nënës, shkruan Telegraphi britanik.
Bethan Simpson është vetëm gruaja e katërt në Britani të Madhe që i është nënshtruar një operacioni të tillë pionier i cili nga prilli ofrohet edhe për të tjerët me çrregullime të ngjashme.