Një foshnje vajzë është përshkruar si një ‘mrekulli e vërtetë’ pasi mbijetoi në mitër dy javë pasi vëllai i saj binjak kishte vdekur. Gemma Bryant, 35 vjeç, po fliste për hidhërimin nga humbja e djalit të saj Kobi Nathaniel që u pasua nga gëzimi i lindjes së vajzës Lexie, 17 ditë më vonë.
Pas humbjes së Kobi, mjekët paralajmëruan Gemma dhe babain James, 34 vjeç, se binjakja e tyre ka gjasa të lindë brenda tri ditëve, me shumë pak shanse për mbijetesë.
Tani bebja një muajshe , Lexie, e cila peshonte vetëm 1 kg kur lindi 23 javëshe në Spitalin e Grave dhe Fëmijëve të Hullit, po sfidon të gjitha mosmarrëveshjet.
“Me të vërtetë ka qenë një lëmsh emocional. Jam shkatërruar emocionalisht. Jam zemëruar për Kobin, ndihem kaq e trishtuar që ai lindi shumë herët, mushkëritë e tij të vogla thjesht nuk ishin të gatshme. Ai u formua në mënyrë të përkryer. Ai ishte i bukur. Ne besojmë se ai bëri gjithçka për të shpëtuar Lexie”, tha zonja Bryant.
Më tej ajo shtoi se, “Ato ditë pritje ishin të tmerrshme, duke mos ditur se çfarë do të ndodhte me të. Unë u vendosa në shtrat, e gatshme të prisja më të keqen. Por Lexie doli duke luftuar, krahët dhe këmbët ishin në vendin e duhur, ajo po merrte frymë. Ishte shumë e frikshme, por e mahnitshme”.