Bebet mund të krijojnë njohuri për një gjuhë të cilën ata e kanë dëgjuar shumë në muajt e parë të jetës së tyre. Nëse zhvendoseni nëpër vende të ndryshme dhe e harroni gjuhën e nënës, ju keni aftësi të fshehura për ta rikujtuar atë shumë lehtë, thotë një studim i ri i kryer në Universitetin e Seulit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Gjerman-folësit e adoptuar nga Koreja Jugore, mund ta rikujtonin shumë lehtë dhe t’i prononconin me lehtësi fjalët e gjuhës koreane, pasi që me atë gjuhë i kishin kaluar muajt e parë të jetës. Shkencëtarët thonë se prindërit duhet t’u flasin bebeve sa më shumë që munden në fazat e para të jetës.