Bebet duhet të flenë në shtratin e nënës së tyre derisa të jenë të paktën tre vjeç, është pohuar mbrëmë. Këshilla e diskutueshme vjen nga një pediatër që zbuloi se foshnjat dy ditore, të cilat ishin vendosur në shtrat, flinin më keq se ata që mbështeteshin në gjoksin e nënës së tyre.
Zemrat e tyre ishin gjithashtu nën stres nëse nuk ndjenin praninë e nënës biologjike. Fjetja i vetëm e bën më të vështirë lidhjen e nënës dhe fëmijës dhe dëmton zhvillimin e trurit, duke sjellë zakone të këqija kur fëmija të rritet.
Dr. Nils Bergman, nga Universiteti i Cape Toën, Afrika e Jugut, thotë se për një zhvillim optimal, të sapolindurit e shëndetshëm duhet të flenë në gjoksin e nënës së tyre për javët e para. Pas kësaj, ata duhet të qëndrojnë në shtratin e nënës deri sa të jenë tre ose madje katër vjeç. Megjithatë, studimet që thonë se ndarja e shtratit të nënës me beben është me rrezik pasi të vegjlit mund të mbyten ende e kundërshtojnë këtë teori që sapo lexuat.
Në një studim të fundit britanik të vdekjeve të papritur të foshnjave, gati dy të tretat e atyre që ishin të pashpjegueshme kishin ndodhur kur foshnjat kishin fjetur me nënat. Por, Dr. Bergman tha: Kur fëmijët mbyten dhe fatkeqësisht vdesin, kjo nuk është për shkak se nëna e tyre është e pranishme. Kjo është për shkak të gjërave të tjera: tymi toksik, cigare, alkool, jastëkë të mëdhenj dhe lodra të rrezikshme përreth.”
Gjashtëmbëdhjetë foshnja janë studiuar ndërsa ata flinin në gjoksin e nënës së tyre dhe në një shtrat me to. Monitorimi zbuloi se zemra e foshnjës ishte nën tre herë me më shumë stres kur ai ose ajo flinte vetëm. Fjetja e foshnjave me nënën është çelësi i suksesit për zhvillimin e trurit të tyre, sepse një gjumë jo i mirë sjell ç’rregullime tek ta në moshën e adoleshencës.