Bebe Rexha sapo ka arritur në tapetin e kuq të ceremonisë së 61-të të Grammy Awards, shkruan KultPlus, përcjell gazeta KOHA.
Ajo dhe Dua Lipa janë dy artistet e parapara shqiptare që nominohen nga akademia muzikore amerikane, Grammy Aëards. Në kategorinë “Best New Artist”, ato garojnë për të njëjtin trofe.
Dua Lipa veçse është shpërblyer me çmim në këtë ceremoni të rëndësishme muzikore. Dua Lipa është këngëtarja shqiptare që sapo ka fituar çmim në Grammy Aëards. Ajo është shpërblyer në kategorinë ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.
MIC. DROP. @BebeRexha had a message to send to the designers that refused to dress her for the #Grammys 🎙💥 pic.twitter.com/K6XQjaS113
— Access (@accessonline) February 11, 2019
Ndërkohë që Dua Lipa së shpejti ka paralajmëruar parakalimin në tapetin e kuq, Bebe Rexha veçse ka arritur atje me një fustan ngjyrë të kuqe, ndërsa nga moderatorët po cilësohet me dukje si të një “princeshe”.
Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.
Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys.