Sulmet e armatosura në El Paso të Teksasit dhe Dayton të Ohios që ndodhën në fundjavë ku mbetën 29 të vrarë e shumë të tjerë të lënduar, kanë nxitur reagimin edhe të yjeve të showbizit. Ndër to ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka ngushëlluar familjarët për atë që ndodhi. “Mendimet dhe lutjet e mia u drejtohen të gjitha viktimave dhe familjeve të tyre të El Paso dhe Dayton, por unë mendoj se të gjithë mund të pajtohemi që aktet e dhunës si këto nuk i përkasin vendit tonë, pavarësisht nga mosha, raca apo besimi juaj politik” , u shpreh Bebe. Bukuroshja shqiptare e ka nisur postimin me tagun “@Everytown”, një lëvizje e cila ka nisur që në 2011 për t’i dhënë fund dhunës me armë dhe për të krijuar komunitete më të sigurta.