Bebe Rexha hap fond online, së shpejti ateron në Shqipëri të shpërndajë ndihmat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen në Shqipëri! Ajo do ta vizitojë vendin e saj për të mbështetur të prekurit nga dy tërmetet e fundit që goditën Shqipërinë, duke shkaktuar viktima të mëdha në njerëz dhe dëme të shumta materiale.

Këto ditë artistja madje ka hapur edhe një fond online, ku secili mund të dhurojë për të kontribuuar për të prekurit nga tërmetet.Bëhet me dije se deri më tani janë grumbulluar rreth 10 mijë dollarë, gjersa caku për të arritur është gjithsej 50 mijë. 30-vjeçarja konfirmoi ardhjen e saj në Shqipëri përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku me ç’rast edhe bën thirrje që këto ditë më shumë se kurrë t’i bashkohemi solidarizimit me Shqipërinë.

“Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do të fluturoj për në Shqipëri për t’u siguruar që paratë janë vënë në përdorim të mirë. Lidhja për fondin është në biografinë në faqen e Instagramit”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos. Kujtojmë që hera e fundit kur artistja me nam botëror ishte në Shqipëri, ishte vera e vitit 2017, ku erdhi bashkë me familjen e saj për pushime në jug të Shqipërisë.(koha.mk)