Bruksel, 28 dhjetor – Prej sot në BE hyjnë në fuqi rregullat e reja në funksionimin e Sistemit informativ të shengenit, kumtoi Komisioni Evropian.
Me ndryshimet parashikohet që vendet e BE-së në mënyrë të obligueshme në sistem të futen të dhëna për kryerësit e veprave terroriste. Deri në fund të vitit 2019, do të vendoset obligim që shtetet gjithmonë ta njoftojnë Europolin kur sistemi do të evidentojë person i cili paraqet rrezik terrorist.
Në tre vitet e ardhshme, sistemi i Shengenit gradualisht do të fillojë të japë të dhëna për vepra kriminale kryerësit e të cilave janë të panjohur. Gjithashtu, planifikohet vendosja e e lejeve për vendet-anëtare të BE-së të dëbojnë të huaj të cilët janë pa të drejtë për qëndrim legal. Nga shtetet do të kërkohet në sistem të fusin të dhëna për shtetas të vendeve të vilat nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa ata e kanë të ndaluar të hyjnë në Zonën e Shengenit.
Komisioni Evropian vë në dukje se ndryshimet do t’i përmbushin mangësitë në ndjekjen dhe parandalimin e aktivitetit të kriminelëve. Vitin e kaluar shërbimet evropiane të sigurisë në Sistemin informativ të shengenit kanë kryer më shumë se pesë miliardë kontrolle.