Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i ka kërkuar liderit të Katalonjës që të mos shpallë pavarësinë. Tusk, në një aktivitet të organizuar në Bruksel, ka bërë disa vlerësime në lidhje mbi debatet për mundësinë e shpalljes së pavarësinë në rajonin autonom të Katalonjës në Spanjë. Ai duke iu drejtuar presidentit të administratës rajonale autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, tha se “dëshiroj që të respektoni rendin kushtetues dhe të mos shpallni ndonjë vendim i cili do të bëjë të pamundur dialogun”. Ndër të tjera duke vënë në dukje se shumëllojshmëria nuk duhet të shkaktojë konflikte, Tusk ka theksuar se një situatë e tillë do të jetë e keqe për katalanasit, për Spanjën si dhe për të gjithë Evropën. Duke theksuar se Evropa nuk duhet të kërkojë elementë vetë-ndarës, por unifikuese, Tusk u shpreh se “Pikërisht kjo është ajo që do të përcaktojë të ardhmen e kontinentit tonë”. Puigdemont pas referendumit të mbajtur me 1 tetor pritet që ditën e sotme të shpallë pavarësinë.