Bruksel, 31 janar – Programi raketor balistik iranian nuk është pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare (për programin bërthamore iranian) dhe prandaj testimi i raketës balistike nuk e shkel marrëveshjen, deklaroi sot përfaqësuesi i Komisionit Evropian. “Bashkimi Evropian është i shqetësuar për programin raketor iranian dhe i bëri thirrje Teheranit të përmbahet nga veprimet që e minojnë marrëveshjen, si për shembull analizat raketore”, shtoi përfaqësuesi i KE-së. BE-ja pret që Irani t’i realizojë të gjitha obligimet ndërkombëtare. BE-ja do t’i mbajë kufizimet e vendosura në lidhje me programin raketor iranian për periudhën prej tetë vitesh nga miratimi i tyre në vitin 2015 ose nëse Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore konkludoi se të gjitha materialet bërthamore në Iran shfrytëzohen për qëllime paqedashëse. “Nëse testimi i raketës balistike është në kundërshtim me rezolutën e duhur të KS-së së KB-së, do të vlerësojë këshilli”, shtoi përfaqësuesi i KE-së. BTA-ja lajmëroi se Irani sot ka refuzuar të konfirmuar nëse në vend janë kryer testime me raketën balistike. Sipas Teheranit, raketat “nuk janë konstruuar të bartin municion bërthamor”. Këshilli i Sigurimit i KB-së, Iranit, me rezolutë, ia ndaloi testimet e raketave balistike të përshtatura të mbajnë municion bërthamor.