Në Bruksel flitet për lidhjen e shtetit shqiptar me mafian dhe krimin në Shqipëri, madje shteti dhe mafia kanë një bashkëpunim shumë të mirë po thotë ish-nënkryetari i Partisë Popullore Europiane, Mario David. Këto fajlë i tha në Kuvendin Kombëtar të PD-së ku mbajti një fjalim para të pranishmëve.
Aktualisht zv/Sekretar i Përgjithshëm i Centrist Democrat International, David tha se në Bruksel e shohin me skepticizëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, sipas tij duhet luftimi i këtyre dukurive që janë duke i shqyetësuar zyrtarët e BE-së në Bruksel, shkruan gazetametro.net.
“Në korridoret e Brukselit kritikat kryesore janë mungesa totale e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Bruksel thuhet në prapaskena se ka bashkëpunim mes shtetit dhe mafies në trafikimin e drogës, qenieve njerëzore dhe armëve. Ky imazh duhet të ndryshojë rrënjësisht. Perceptimi i pandëshkueshmërisë për ata që i kryejnë këto krime duhet të marrin fund.”
Sipas tij, Shqipëria duhet të dëshmojë se është e interesuar të marrë pjesë në politkat e BE-së, shkruan gazetametro.net.
Hapja e negociatave është vetëm fillimi i një ëndrre që duhet të materializohet. Shqipëria duhet të dëshmojë dëshirën dhe vullnetin e saj për të marrë pjesë sa më parë në politikat e BE-së”, tha ai
David tha se në korridoret e Brukselit flitet se qeveria shqiptare bashkëpunon me mafien në trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore./gazetametro.net.