Bashkimi Evropian shfaqi shqetësim lidhur me arrestimin e një numri të madh të shkencëtarëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në Turqi dhe bëri thirrje në lirimin e tyre sa më të shpejtë.
“Arrestimi i sotëm në Turqi të disa shkencëtarëve të njohur dhe përfaqësues të shoqërisë civile është shqetësuese. Arrestimet e shumta të kritikëve dhe presionit të vazhduar mbi përfaqësuesit të shoqërisë civile janë kontraditore në obligimin e Turqisë për respektimin e të drejtave të njeriut”, theksohet në kumtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme, të udhëhequr nga përfaqësuesja e lartë i KB-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.
Në kumtesë shtohet se Turqia menjëherë duhet t’i lirojë të gjithë të cilët janë arrestuar pa gjykim korrekt.
Policia turke sot arrestoi 13 akademikë, persona afaristë dhe gazetarë, në suaza të hetimit kundër biznesmenit dhe aktivistit të arrestuar Osman Kavala.
Arrestimet janë zbatuar në Stamboll dhe në tre provinca në operacione simulative.
Kundlr Kavaës deri më tani nuk është ngritur akuzë zyrtare.
Policia heton edhe pas shtatë personave të cilët kanë lidhje me asociacionin e Kavalës, që pohon se e promovon paqen dhe drejtësinë e pakicave përmes kulturës.