Bruksel, 29 gusht – BE-ja e paralajmëron Serbinë se nuk guxon të jetë pjesë e Unionit Euroaziatik Rus nëse dëshiron të anëtarësohet në bllokun evropian, informon në mëngjesin e sotëm Euronjuz.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian për Eronjuz deklaroi se Serbia do të duhet të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet e tjera dypalëshe për tregti të lirë nëse dëshiron të hyjë në BE.
Beogradi paralajmëroi se planifikon t’i bashkëngjitet Unionit Euroaziatik gjatë tetorit. Unionin Euroaziatik e përbëjnë Rusia dhe vende të tjera nga ish blloku sovjetik si Armenia, Kirgistani dhe Bjellorusia.
Nëse dëshiron zë bëhet anëtare e BE-së, Serbia do të duhet të harmonizohet edhe me politikën evropiane të sanksioneve drejt Moskës e cila paralajmëron edhe masa restriktive tregtare.
Serbia i ka filluar negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2014.