Bruksel, 16 prill – Bashkimi Evropian kumtoi se do të vazhdojë procedura juridike kundër Britanisë së Madhe për shkak të aksionit të fundit të njëanshëm në Irlandë Veriore, duke theksuar se janë të pranueshme vetëm zgjidhjet e përbashkëta të arritura rreth çështjes së tregtisë.
Nënkryetari I KE-së, Marih Shefçoviq e priti dje negociuesin britanik për Brekzitin, Dejvid Frost, të cilin e përsëriti se vetëm marrëveshjet e trupave të përbashkët, formuar në kuadër të marrëveshjes për dalje nga Unioni, mund tl sigurojnë stabilitet në Irlandën e Veriut.
“Nënkryetari insistoi në qëllimet e dakorduara të ndërsjellta drejt respektimit të plotë të Protokollit, që përfshin edhe pika të qarta përfunduese, afate, përfaqësues dhe vegla për matje të përparimit”, ceket në kumtesën e BE-së.
Shefçoviç shtoi se procedura juridike kundër Britanisë do “të vazhdojë deri sa të jetë e domosdoshme”.