Bruksel, 9 nëntor – Brukseli zyrtar sot pohon se Prishtina dhe Beogradi mbeten në kontakt edhe krahas mesazheve të rrepta të presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas raundit të djeshëm të bisedimeve se dialogu nuk do të vazhdojë derisa Kosova nuk i tërheq “masat e antiligjore”.
“Diskutuan për hapat e nevojshëm dhe vendosën që të mbete në kontakt të përhershëm që ta vlerësojnë verdiktin e takimit”, deklaroi zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, Maja Kocijançiq.
Vuçiq pas raundit të djeshëm të bisedimeve deklaroi se që të vazhdojë dialogu, Prishtina duhet “të paktën” t’i tërheq doganat e sapovendosura prej dhjetë përqindëve të importit të produkteve serbe.
Brukseli është dakord se këto dogana i shkelin detyrimet e ndërmarra nga ana e Prishtinës.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës i shkel detyrimet e CEFTA-s dhe presim që Kosova ta tërheq këtë masë. Masa e minon bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Kocijançiq.
Brukseli edhe një herë kërkoi nga dy palët që ta krijojnë atmosferë në të cilën do të mund të zhvillohet dialogu dhe të përmbahen nga fjalimet, veprat dhe masat në kundërshtim me “frymën e normalizimit”.