Bruksel, 22 dhjetor – Bashkimi Evropian pret që të gjitha partitë të marrin pjesë në mënyrë të qetë në rivotimin, që të përfundojë procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë dhe të zgjidhet Qeveri, deklaroi zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. “Ne i vërejtëm vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe të Gjykatës Administrative. Tani duhet të lejohet procesi i ankesave që të zhvillohet nëpër rrjedhën e vet, pa kurrfarë intervenimi. Presim të gjitha partitë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të qetë në procesin demokratik, që të mundësohet përfundimi i procesit zgjedhor dhe formimi i parlamentit të ri dhe Qeverisë së re”, tha Kocijançiç duke e transmetuar mesazhin e Komisionit Evropian në ditën e fundit të punës para Festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, me rastin e problematizimit dhe mospërfundimit të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Zëdhënësja e Eurokomisionit, gjithashtu shtoi se Unioni pret që të gjithë liderët politik në Maqedoni të tregojnë përgjegjësi të madhe. Sipas Kocijançiç, KE fuqimisht e dënon çdo retorikë të rrezikshme dhe siç thonë “duke e përfshirë edhe targetimin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup”. Sipas Zëdhënëses së Komisionit, kjo retorikë “e çon përpara vendin më larg rrugës euroatlantike, të cilën qytetarët e saj e duan dhe e meritojnë”. “Ne presim që Qeveria e re të përkushtohet në zgjidhjen e qeverisjes sistematike të së drejtës, gjithashtu edhe të prioriteteve reformuese urgjente dhe të vazhdojë zbatimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve paraprake politike. Ne do t’i mbështesim autoritetet në këtë pikëpamje”, tha zëdhënësja Kocijançiç.