Bruksel, 28 tetor – Brukseli do t’u lejojë aleatëve të tij, që nuk janë anëtarë të BE-së, Britanisë sl Madhe dhe SHBA-së, që të marrin pjesë në projektet e ardhshme ushtarake, por vetëm përkohësisht.
Tre diplomatë evropianë kanë konfirmuar për disa agjenci botërore se vendimi ka zgjidhur një “sagë” të gjatë mbi faktin nëse Britania, e cila është larguar nga BE-ja, mund të marrë pjesë në një marrëveshje të re evropiane të mbrojtjes të njohur si Bashkëpunimi strukturor i përhershëm ose PESKO.