Bruksel, 26 mars – Kryetarët e Komisionit evropian, Uruslla fon der Lajen dhe Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, gjatë bisedës me liderët e G20-shit e cekën nevojën për përgjigje urgjente, masive dhe të koordinuar ndaj krizës me Kovid-19.
Në video konferencë, liderët e ekonomive më të mëdha botërore premtuan se do të bashkohen dhe do t’i japin prioritet përpjekjeve për zgjidhje të pasojave shëndetësore, sociale dhe ekonomike të pandemisë.
Në kumtesë të kryetarëve të Komisionit evropian dhe Këshillit të Evropës, pas bisedës me liderët e G20-shit, shprehet falënderim për solidaritetin ndërkombëtar të treguar për Evropën, e cila për momentin është në “epiqendrën e krizës globale”.
Është cekur se mu G20-shi ka rol kyç në koordinimin e përgjigjes globale ndaj Kovid-19.
“Kryetarët insistuan në atë se G20 duhet t’i koordinojë politikat e veta makroekonomike, duke i mobilizuar të gjitha instrumentet e disponueshme për zbutje të krizës ekonomike, mbështetje të punëtorëve dhe kompanive të cilët janë më të goditur”, thuhet në kumtesë.
Shtohet se BE u bën thirrje anëtareve të G20-shit ta ndihmojnë njëra-tjetrën në kthimin e shtetasve të huaj të cilët dëshirojnë të kthehen në shtëpi.
Gjithashtu konkludohet se Evropa është e gatshme të organizojë konferencë donatore përmes Internetit me qëllim të grumbullimit të mjeteve për zhvillim dhe implementim të vaksinës kundër Kovid-19.(koha.mk)