Bruksel, 3 dhjetor – Vendet anëtare të Bashkimit Evropian sot unanimisht e miratuan deklaratën e cila shpreh shqetësim për shkak rritjes së antisemitizmit.
Në deklaratë thuhet se është shumë shqetësuese rritja e kërcënimeve kundër hebrenjve në Evropë, posaçërisht për shkak paraqitës së serishme miteve konspirative, shprehjes publike të antisemitizmit, posaçërisht në kontekst të pandemisë me Kovid-19, si dhe rritjen e identitetit antisemitizmit dhe krimet nga urrejtja.
Në dokument thuhet se lufta kundër antisemitizmit të zgjidhet në disa nivele – lokal, nacional dhe evropian.
“Çdo formë e antisemitizmit, intolerancës ose urrejtjes racore është e papajtueshme me vlerat dhe qëllimet e BE-së dhe anëtarëve të saj,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se vendet anëtare të BE-së duhet të garantojnë sigurinë e komuniteteve dhe institucioneve hebreje.
“Evropa qëndron fort kundër të gjitha formave të antisemitizmit. Hebrenjtë janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e vendeve evropiane dhe mënyrës sonë të jetesës. Angazhimet e bëra nga vendet anëtare sot janë një tjetër konfirmim i këtij fakti”, deklaroi Margaritis S’hinas, nënkryetar i Komisionit për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës.