Bashkimi Evropian është pajtuar këtë të martë që të bëhet reduktimi i dyoksidit të karbonit (CO2) nga veturat dhe autobusët për 30 përqind.
Komisioni Evropian ka thënë se kjo për t’u arritur kjo afati i fundit është 2030-ta, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli, që përfaqësojnë 28 vendet anëtare të BE-së, kanë arritur pajtueshmëri për këtë brenda pak orëve.
“Për herën e parë synimet e reduktimit të dyoksidit të karbonit për automjetetet në nivel të BE-së, përfshirë një ndikim të qartë për zero dhe emetim të ulët nga kamionët”, ka thënë Bas Eickhout, ligjvënës nga të Gjelbrit i cili ka negociuar në emër të Parlamentit Evropian.