Londër, 6 gusht – Bashkimi Evropian kumtoi se nuk ka baza për vazhdim të negociatave për Bregzit, ndërsa Britania e Madhe edhe më tutje insiston për ndryshim të marrëveshjes që e arritën ish kryeministrja britanike treza Mej, lajmërojnë mediat britanike.
Negociuesit e BE-së diplomatëve evropian u thanë se ndryshimet që i propozon Qeveria e re britanike, siç është mënjanimi i bekstopit me Irlandën, janë të papranueshme, transmeton Bi-Bi-Si.
Nga ana tjetër, Dauining strit i hodhi poshtë pohimet se ka dashur që bisedat të dështojnë që t’u mundësohet tërheqje e Bregzitit pa marrëveshje.
Zëdhënësi i Qeverisë britanike deklaroi se shpresojnë që BE-ja sërish ta shqyrtojë pranimin e ndryshimeve të marrëveshjes.
BE-ja siç tha duhet ta ndërrojë qëndrimin e tij, sepse marrëveshja e Tereza Mej nuk do të pranohet në Parlamentin britanik në atë formë.
“Do të fillojmë me energjinë më të madhe dhe në frymën e miqësisë dhe shpresojmë se BE-ja do ta rishqyrtojë refuzimin e tij momental të kryejë çfarëdo lloj ndryshime në marrëveshjen për tërheqje”, deklaroi zëdhënësi.
Marrëveshjen që Mej e arriti me BE-në tre herë ishte refuzuar në Parlamentin britanik.
Kryeministri i ri britanik Boris Xhonson premtoi se ” do ta bëjë atë dhe do të vdesë”, përkatësisht do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE-ja deri më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.