Bruksel, 18 janar -Bashkimi Evropian është i gatshëm të bisedojë për tarifat e automobilave, por nuk do t’i heq doganat e produkteve bujqësore në negociatat për tregti të lirë me SHBA-në, deklaroi sot komisarja evropiane Sesilija Malmstrom.
Komisioni Evropian i cili e koordinon politikën tregtare të 28 vendeve anëtare të Unionit, sot i prezantoi propozimet e tij për negociata, në të cilat shpreson se BE-ja “ashpër do të fokusohet në heqjen e tarifave për produktet industriale”, por jo edhe heqjen e tarifave për produktet bujqësore.
Malmstrom gjithashtu deklaroi se përgatit listë me produkte amerikane për të cilat do të vendosen masa ndëshkuese, përderisa administrata e presidentit amerikan Donald Tramp e realizon kërcënimin për vendosje të taksës për autoindustrinë evropiane.
Komisarja theksoi se BE-ja nuk planifikon t’i ripërtërijë negociatat gjithëpërfshirëse për Marrëveshjen tregtare transatlantike, për shkak të së cilës më parë protestuan disa mijëra evropianë.