Pushteti i ri në Bosnjë e Hercegovinë duhet të krijohet sa më shpejtë të jetë e mundur në pajtim me rezultatet e zgjedhjeve nga 7 tetori, por duhet të zbatohet edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, deklaroi sot në Sarajevë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë federale austriake për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme Johanes Peterlik.
Ai para gazetarëve deklaroi se për të ka qenë me rëndësi të vijë në BeH menjëherë pas zgjedhjeve dhe ta tregojë rëndësinë e zbatimit të rezultateve nga zgjedhjet.
“Rezultatet është me rëndësi sa është e mundur më shpejtë të implementohet dhe ne në këtë mënyrë e tregojmë edhe mbështetjen për përfaqësuesin e lartë të bashkësisë ndërkombëtare (Valentin Icko) dhe përpjekjet e tij”, deklaroi diplomati austriak. Ai shtoi se të gjithë aktorët politik në BeH kanë përgjegjësi të madhe të veprojnë në këtë drejtim.