Bruksel, 14 shkurt – Më shumë martesa në Evropë janë lidhur në Lituani, ndërsa më pak në Slloveni, tregojnë të dhënat e Agjencisë statistikore evropiane të publikuar sot në ditën kur në një pjesë të madhe e botës shënohet Dita e të dashuruarve.
Në BE mesatarisht lidhen 4.3 martesa në 1 mijë banorë, ndërsa më e madhe është shkalla e regjistrimeve mesatare në Lituani (7.5) dhe në Rumani (7.3).
Shtatë martesa në 1 mijë banorë janë evidentuar në Lituani dhe në Qipro, tregojnë të dhënat e Eurostatit që i referohen vitit 2017.
Në Maqedoni në 1 mijë banorë janë regjistruar 6.6 martesa, në Kroaci 4.9, në Mal të Zi 5.3, Serbi 5.1, Shqipëri 7.9 dhe Kosovë nëntë (të dhënat për Kosovë janë të vitit 2016).
Nga ana tjetër, në BE më së paku martesa, më shumë se tre në 1 mijë banorë janë shënuar në Slloveni, Itali, Luksemburg dhe Portugali. (koha.mk)