Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshje me 4 uebfaqe të mëdha të blerjes nga interneti, për mosshitjen e produkteve të rrezikshme në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian njofton se ka nënshkruar marrëveshje me uebfaqet e tregtisë elektronike Amazon, Alibaba, eBay dhe Rakuten që produktet e rrezikshme të hiqen me shpejtësi nga shitja.
Sipas kësaj, uebfaqet për blerje në fjalë, pas kërkesës së autoriteteve zyrtare kompetente të një shteti anëtar të BE-së, brenda dy ditëve të punës do të heqë nga shitja produktet e rrezikshme. Këto kompani autoriteteve kompetente të shteteve do t’iu japin informacione përkatëse për hapat e ndërmarra në lidhje me çështjen.
Uebfaqet e blerjes nga interneti do të përcaktojnë një rrugë të hapur që klientët të njoftojnë për produktet e rrezikshme. Njoftimet dhe paralajmërimet që vijnë nga konsumatorët, do të marrin përgjigje për 5 ditë pune.
Po ashtu do të ndalohet që produktet e rrezikshme që janë hequr nga shtija të hyjnë në mënyra tjera në uebfaqet e blerjes nga interneti.
Në BE, 20 për qind të shitjeve po realizohen nëpërmjet blerjes nga interneti.