Bruksel, 1 shkurt – Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, të mërkurën iu përgjigj thirrjes nga ana e partisë politike maqedonase VMRO-DPMNE për deklaratën e saj paraprake “sipas cilit nen të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Eurokomisioni pret që presidenti Gjorge Ivanov të caktojë lider që do të formojë qeveri sa më të gjerë që mundet”. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Kocijançiç në emër të qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, sot përsëriti se Brukseli zyrtar pret koalicion qeveritar për ballafaqim me të gjithë sfidat, duke zbuluar se midis tyre është edhe “zgjidhja e çështjeve bilaterale”, që kuptohet se është kontesti për emrin me Greqinë. “Ne menduam në nevojën që të ketë konsensus të gjerë politik dhe koalicion të gjerë, kështu që vendi do të mund të ballafaqohet në mënyrë efikase me shumë sfidat që pasojnë. Zbatimi i Prioriteteve urgjente reformuese, marrëveshja e Përzhinës dhe zgjidhja e çështjeve bilaterale në të njëjtën kohë do të kërkojë përkushtim të fuqishëm nga të gjithë partitë politike. Për këtë arsye, ne i përshëndesim përpjekjet vijuese të presidentit Ivanov që të angazhohet me të gjithë partitë politike”, theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian. Kocijançiç theksoi edhe se çka pret KE-ja lidhur me formimin e shumicës kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë. “Të gjithë partitë kryesore deklaruan se për agjendën reformuese për BE dhe se dakordohen se rruga drejt Unionit është qëllim strategjik i vendit. Nëse ata punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët, ata do të kenë de fakto shumicë kushtetuese që është e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian”, konkludoi Maja Kocijançiç në emër të Komisionit Evropian.