Autoritetet doganore kapën vitin e kaluar në kufijtë e Bashkimit Europian 31 milionë produkte të falsifikuar, që përfaqësojnë një vlerë prej 580 milionë euro, njoftoi sot Komisioni Europian.
“Mes këtyre produkteve, 43% janë produkte të jetës së përditshme që falsifikimi i bën potencialisht të rrezikshme, si produktet shëndetësore, medikamentet, lodrat apo pajisjet elektrike”, thekson ekzekutivi europian në një komunikatë.
Falsifikimet më të shpeshta lidhen me produktet ushqimore (24% e produkteve të kapura), të ndjekura nga lodrat (11%), duhani (9%) dhe veshjet (7%).