Bruksel, 13 dhjetor – Liderët e BE-së u pajtuan përsëri t’i vazhdojnë sanksionet ekonomike për Rusinë për shkak të rolit të saj në Ukrainën lindore dhe në Krim, njoftoi sot kryetari i Këshillit evropian Donald Tusk.
“Vendim: BE-ja njëzëri i vazhdon sanksionet ekonomike kundër Rusisë duke marr parasysh zero progres në zbatimin e Marrëveshjes nga Mins”, shkroi Tusk në Tuiter.
Sanksionet paraprakisht janë miratuar në korrik të vitit 2014, në lidhje me aneksimin rus në gadishullin ukrainas Krim dhe mbështetjen për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.
Sanksionet synojnë industrinë ruse, energjetike dhe industrinë e mbrojtjes, dhe bankave ju pamundësohet qasje në tregjet e BE-së dhe bëhet kufizimi i importit të caktuar