Bruksel, 19 korrik – Këshilli i BE-së sot ua vazhdoi mandatet për edhe dy vjet përfaqësuesit special të BE-së për Bosnje e Hercegovinë Johan Satler dhe të dërguarit special për Kosovën Tomash Shunjog.
Diplomati austriak Johan Satler u emërua për herë të parë i dërguar special për Bosnje e Hercegovinë në gusht të vitit 2019 dhe mandati i tij tani është vazhduar deri më 31 gusht të vitit 2023.
Diplomati çek Tomash Shunjog është emëruar i dërguar special për Kosovën për herë të parë për një mandat një vjeçar, nga 1 shtatori 2020 deri më 31 gusht të vitit 2021. Mandati i tij është zgjatur edhe për dy vjet.
Përfaqësuesit special të BE-së (EUSR) i promovojnë politikat dhe interesat e Bashkimit në rajone dhe vende të caktuara dhe punojnë për çështje me interes të veçantë ose me interes për BE-në.
Roli i tyre është të marrin pjesë në mënyrë aktive në përpjekjet për të forcuar paqen, stabilitetin dhe shtetin e së drejtës. Të dërguarit e parë specialë u emëruan në vitin 1996.
Aktualisht, nëntë të dërguar të posaçëm të BE po mbështesin punën e Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë, Zhosep Borell.
Përveç Satler dhe Shunjog, BE-ja e ka një të dërguar të posaçëm, Miroslav Lajçak, i cili është përgjegjës për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.
BE-ja ka të dërguar të special për Kaukazin Jugor dhe krizën në Gjeorgji, për Sahel, Bririn e Afrikës, Azinë Qendrore, procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe të drejtat e njeriut.