Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Boreli, qartë u distancua sot nga deklaratat e kryeministrit slloven Janez Jnashës, përmes të cilave ai shprehu mbështetje për gripin iranian opozitar, duke theksuar se ky nuk është qëndrimi i BE-së, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Kryeministri slloven u drejtua para përfaqësuesve të grupit iranian opozitar në ekzil, Muhaxhedinët Popullor të Iranit, të njohur me akronimin MEK, dhe deklaroi se Teherani është fajtor për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe se për këtë duhet të përgjigjet.
Teherani e thirri në bisedime ambasadoren sllovene në Iran, ndërsa sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Boreli theksoi se edhe deklaratat e Janshës, edhe krahas kësaj që sllovenia udhëheq me presidencën e BE-së në këtë moment, nuk janë dhënë në emër të BE-së. Boreli dje në telefon ka biseduar edhe me ministrin iranian të Punëve të Jashtme të cilit ia ka përcjellë mesazhin e njëjtë.
“I tash se pozicioni i kryeministrave individualë madje edhe kur e udhëheqin presidencën e BE-së nuk i prezantijnë pozicionet e BE-së, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme në emër të BE-së flet kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli apo përfaqësuesi i lartë, unë, ku është në nivel ministror”, shpjegoi Boreli.
Ai theksoi se politika e jashtme mbetet kompetencë kombëtare të vendeve anëtare dhe se ato kanë të drejtë të kenë pozicion të ndryshëm nga ai i vendeve anëtare të BE-së, siç ishte kohëve të fundit me deklaratat e kreut të lartë shtetëror hungarez për Kinën.
Boreli theksoi edhe se BE-ja ka marrëdhënie të balancuar ndaj Iranit, të përbërë pjesërisht nga presioni politik, ndërsa pjesërisht nga bashkëpunimi, për shembull në pjesën e marrëveshjes bërthamore me këtë vend.