Komisioni Evropian sot kumtoi se do të ndajë 5,5 miliardë euro buxhet vjetor për Fondin evropian të mbrojtjes. Fondi planifikohet t’u ndihmojë shteteve të BE-së q; në mënyrë më efikase t’i planifikojnë mjetet për aftësitë mbrojtëse, duke u kufizuar në dyfishimin e shpenzimeve dhe arritje të raportit më të mirë mes cilësisë dhe çmimit. Fondi do t’i harmonizojë, plotësojë dhe rris investimet kombëtare në veprimtarinë shkencore-hulumtuese në sferën e mbrojtjes, në ndërtimin e prototipave dhe në përfitimin e pajisjeve të mbrojtjes dhe teknologjive.
Zëvendëskryetari i KE-së, Jurki Katanen, tha se fondi e plot;son bashkëpunimin me NATO-n. Komisioni saktëson se fondi do ta mbulojë veprimtarinë shkencore-hulumtuese, ndërsa këtë vit do të sigurojë mjete të pakthyeshme për hulumtime të përbashkëta në sferën e teknologjive inovatore të mbrojtjes dhe ndërtim, tërësisht dhe drejtpërdrejtë t; financuar nga buxheti i BE-së.
Projektet, të lejuara për financim nga BE-ja do të orientohen drejt sferës prioritare, të dakorduara para kësaj nga shtetet në BE, ndërsa do të përfshijnë edhe elektronikë, metamateriale, soufter ose robotikë. Ky projekt deri në fund të vitit 2019 do të financohet me 90 milionë euro, ndërsa për këtë vit janë paraparë 25 milionë euro.
KE-ja sot dërgoi kërkesë për dorëzim të propozimeve për projekte në sferën e sistemeve pa pilot në mjedis detar dhe sistemet e ushtrisë. Nënshkrimi i marrëveshjeve të para për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme pritet deri në fund të këtij viti. KE-ja vitin e ardhshëm do të propozojë program shkencor-hulumtues, kushtuar mbrojtjes, me buxhet të paralajmëruar vjetor prej 500 milionë euro.