Bruksel, 9 janar – Ministrat e BE-së, dje, pa debat, dorëzuan dy iranianë dhe një entitet iranian në listën terroriste të BE-së.
Këshilli i BE-së kumtoi se sanksionet hyjnë në fuqi prej sot dhe kanë të bëjnë me personat e njëjtë të cilët para pak kohësh ishin sanksionuar në nivel kombëtar në Francë.
Sipas informacioneve të “Agjencia Evropa”, bëhet fjalë për diplomatin iranian Asadollah Asadi dhe Said Hashemi Mogadam, ndërsa entiteti është Drejtoria për Siguri të Brendshme e Ministrisë për Zbulim të Iranit.
Këto sanksione kanë të bëjnë me tentimin për sulme terroriste në qytetin francez Vilepent në gusht të vitit të kaluar.
“Kjo është ditë e rëndësishme për politikën evropiane! BE-ja sapo vendosi sanksione drejtë shërbimit iranian për zbulim për shkak të komplotit për vrasje në territorin evropian. Ky është sinjal i fuqishëm nga BE-ja se nuk do të pranojmë sjellje të tillë në Evropë”, shkroi dje në Tuiter ministri danez i Punëve të Jashtme Anders Samuelsen, vendi i të cilit gjithashtu e zbuloi planin terrorist në territorin e tij.