Shkup, 13 qershor – Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor ndërpresin së shikuari para vetes perspektivën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, data e mundshme viti 2025 do të demotivohen që të zbatojnë reforma, të zgjedhin konteste dypalëshe, nuk do të kenë motiv të ndërrohen, ndërsa Unioni do ta humb ndikimin e tij në rajon, është konkluzioni nga prezantimi i sotëm i publikimit “Zgjidhje e çështjeve dypalëshe në Ballkanin Perëndimor: Roli i BE-së dhe Procesi i Berlinit”, organizuar nga Instituti për demokraci “Societis Civilis” – Shkup (IDSCS), transmeton Koha.mk
Unioni është i suksesshëm në rajon kur politikanët dhe shoqëritë besojnë se ajo që kërkohet nga ata ta bëjnë do t’u mundësojë prosperitet. Kur Unioni është i qartë në kërkimet e tij dhe me masa konkrete dhe direkte i vlerëson orvatjet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor politikanët dhe shoqëritë janë të inspiruara të vazhdojnë me zbatimin e reformave dhe plotësimin e kushteve evropiane, pa dallim sa janë të vështira dhe kontroverse.
“Nëse i marrim parasysh ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, çështja është si BE-ja do të mundet më tej të ndikojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E para që duhet për momentin ta bëjë është që hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut, ky do të jetë sinjal politik se përgjigjet në orvatjet e vendit. Kjo duhet të ndodh për disa muaj, maksimum për gjashtë”, theksoi Adnan Qerimagiq, analist për stabilitet dhe një nga autorët e publikimit.
Theksoi se Unioni duhet të jetë më strikt kur i shpreh qëndrimet dhe kërkesat e dikujt dhe shtoi se gjëja e fundit që Maqedonia e Veriut dëshiron që të ndodh është që të mos vlerësohet atë që e ka bërë në dy vitet e fundit.
Lupço Petkovski, drejtor ekzekutiv i Eurotnik deklaroi se Marrëveshja e Prespës nuk është pranuar në mënyrë të njëjtë tek dy shtetet, para se gjithash për shkak se Greqia është vend anëtar i BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk është. Megjithatë, në marrëveshja problemet mes dy shteteve zgjidhen në mënyrë shumë kreative.
Ai shtoi se në përgjithësi edhe dy vendet kanë qenë kundër marrëveshjes, e jona ka qenë më shumë “pro”, por jo për shkak se i pëlqente marrëveshja por për shkak të integrimit të saj për hyrje në BE dhe NATO. (koha.mk)