Bruksel, 14 shtator – Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji vlerësoi se qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund ta shkaktojnë krizën e ardhshme të emigrantëve nëse Evropa lejon të dështojnë premtimet për zgjerim dhe I bëri thirrje BE-së ta përforcojë bashkëpunimin me vendet nga Ballkani Perëndimor për migrimin.
Në intervistë për Magjar Nemzet, Varheji tha se kriza afgane tregoi “se sa janë serioze pasojat nëse nuk ka qëndrueshmëri dhe konzistencë në vendimet gjeopolitike”, transmeton EUObserver.
“Duhet t’I përmbushim premtimet për Ballkanin Perëndimor. Për mua, ky është një nga mësimet më të rëndësishme për situatën në Afganistan”, tha Varheji.
“Eja të paramendojmë se çka do të ndodhë nëse procesi I inkuadrimit të partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor të prolongohet akoma më shumë dhe – për ndonjë arsye gjeopolitike – ajo që e premtuam nuk ndodhë në fund”, tha Varheji. Ai shtoi se “gjeografikisht, Ballkani Perëndimor është shumë më afër Evropës se sa Afganistani”, që do të thotë se “integrimi I atij rajoni duhet të jetë prioritet evropian”.
Duke folur për samitin BE-Ballkan Perëndimor, I caktuar për në tetor, komisari tha se me padurim pret të shohë cilat pjesë të planeve ekonomike zhvillimore evropiane të rajonit mund të zbatohen.
“Qëllimi është të mbështetet stabiliteti afatgjatë dhe paqja në rajon”, shtoi ai.
Lidhur me inkuadrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Varheji tha se dy vendet I kanë përmbushur të gjitha kriteret për fillim të negociatave inkuadruese.
Në intervistë, Varheji gjithashtu bëri thirrje për “lloj të ri të partneritetit” mes BE-së dhe Turqisë, sin ë bashkëpunimin ekonomik, ashtu edhe lidhur me zgjidhjen e përbashkët të çështjes së emigrantëve.