Bruksel, 20 janar – Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel propozoi marrëveshje të re themelore me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Xho Bajdën në raportet mes BE-së dhe SHBA-së, përderisa Ursulla fon der Lajen, ndryshimin në krye të SHBA-së e quajti “agim të ri” në marrëdhëniet e ndërsjellta.
“Sot është më tepër se tranzicion. Sot është mundësia për t’i ripërtërirë marrëdhëniet tona transatlantike, që ishin çrregulluar mjaft në katër vitet e kaluara. Gjatë atyre viteve, bota u bë më e ndërlikuar, jostabile dhe e paparashikueshme”, theksoi Mishel në mbledhjen plenare të Parlamentit evropian në suaza të debatit për marrëdhëniet e ardhshme mes BE-së dhe SHBA-së. Debati është organizuar në ditën kur Bajdën do të bëjë betimin si presidenti i 46-të amerikan.
“Në ditën e parë të mandatit të tij. unë solemnisht i propozoj presidentit të ri të ndërtojmë pako të re fondamentale për Evropë më të fuqishme, Amerikë më të fuqishme dhe botë më të fuqishme”, theksoi Mishel.
Ai i bëri thirrje Bajdënit në samit të jashtëzakonshëm të vendeve anëtare të BE-së, që duhet të mbahet paralelisht me samitin e NATO-s.
Kryetari i Këshillit evropian theksoi se të dy palët kanë pesë prioritete: përforcimin e bashkëpunimit multilateral, luftën kundër pandemisë, ndryshimet klimatike, rikuperimin ekonomik me transformim digjital dhe bashkim të forcave për siguri dhe paqe.
“Evropa as katër viteve sërish ka miq në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, duke e quajtur ardhjen e Bajdënit agim të ri në SHBA dhe theksoi se BE-ja është e gatshme për fillim të ri.
Fo der Lajen shtoi se inkuadrimi i sërishëm i SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për mbrojtje të klimës, siç paralajmëroi Bajdëni, do të jetë “fillim i fuqishëm” të marrëdhënieve të reja transatlantike.
Kryetarja e Komisionit tregoi për nevojën për rregullim të gjigantëve të internetit në nivel global, duke cekur se “Lugina e silikonit nuk mund të sjellë ligje” dhe se “teknologjitë e reja nuk mund të përcaktojnë se si do të jetojmë”.