Bruksel, 8 shkurt – Pritjet për rritjen ekonomike në BE pas Bregzitit janë më të dobëta nga parashikimet e publikuara për këtë vjeshtë, para se gjithash për shkak gjendjes në Itali, kumtoi Komisioni Evropian.
Bruto Prodhimi Vendor në BE pas Bregzitit pritet të jetë 1,3 për qind në vend 1,9 për qind që ishte paraparë në 27 vendet anëtare të BE-së, ndërsa nëse kyçet Britania e Madhe, rritja do të ulet nga dy për qind në 1,5 për qind.
Arsye kryesore për këtë revizioni të Komisionit Evropian është Italia, ku rritja e planifikuar ekonomike prej 0,2 për qind është shumë ma e dobët se parashikimit prej 1,2 për qind këtë vjeshtë, informoi KE.
Qeveria italiane, megjithatë, nuk i ndryshon parashikimet e saj për këtë vit dhe thotë se do të arrijë rritje prej një për qind nga BPV.
Rritja pritet të ulet gjithkund në BE përveç në Greqi dhe Maltë, ku gjendja ekonomike duhet të përmirësohet këtë vjet.
Eurokomisari i ekonomisë, Pjer Moskovski, potencoi se megjithatë rritja mbetet pozitive në të gjitha vendet anëtare dhe beson se duhet të ketë përmirësim deri në fund të vitit 2019. ndërsa pastaj “rritje e përshpejtuar” gjatët vitit 2020.
“Për këtë vit, rreziqet janë tensionet tregtare ndërkombëtare, ulja e prodhimit të automobilave në Gjermani, tensionet sociale në Francë dhe pasiguria e madhe buxhetore në Itali”, deklaroi Moskovisi.
Sipas tij, lajmi i mirë mbetet norma e punësimit në BE dhe eurozonë.