Bruksel, 20 janar – Kryetarja e Komisionit Evropian (KE) Ursulla fon der Lajen, pasdite porositi se kompania farmaceutike BioNtek/fajzer ka për obligim t’i dorëzojë vaksinat e premtuara për dozën e dytë.
Ajo porositi se bëhet fjalë për nevojë mjekësore dhe se në shumicën e vendeve anëtare të BE-së shumë njerëz së shpejti duhet të marrin dozën e dytë të nevojshme për tu mbrojtur nga virusi.
Vaksina Fajzer, e cila e para u autorizua në tregun evropian, merret dy herë. Shumica e vendeve filluan të vaksinohen nga fundi i dhjetorit, pas dy ose tre javësh ata duhet të marrin dozën e dytë.
Megjithatë, kompania kohët e fundit paralajmëroi se furnizimet do të ngadalësohen në periudhën e ardhshme, për shkak të së cilës shumë vende do të marrin më pak vaksina nga sa pritej.
E pyetur për këtë temë sot, Fon der Lajen porositi se kjo nuk është e pranueshme për Komisionin Evropian, e cila negocioi me kompanitë farmaceutike për furnizime në grup.