Bashkimi Evropian mund të marrë vendim për ngrirjen e të drejtës së votës të Polonisë, nëse vendi nuk e ndryshon politikën e saj dhe nuk e respekton sundimin e së drejtës deklaroi nënkryetari i Eurokomisionit, Jurki Katainen. “Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e së drejtës. Ky parim ose respektohet ose jo. Nëse nuk e respektojmë, atëherë Evropa mund mund të heshtë”, deklaroi Katainen, i cili është ish kryeministër finlandez.
Sipas Katainen, Qeveria polake me politikën e saj e çon vendin drejt totalitarizmit dhe afrohet pranë kufijve të tolerancës së BE-së. “BE-ja mund të tregojë fleksibilitet në disa fusha, si politika fiskale, por respektimi i sundimit të së drejtës nuk mund të jetë temë e negociatave”, tha Katainen. Ai deklaroi se shpreson që kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot qëndron për vizitë në Varshavë, do të arrijë ta bindë liderin e partisë në pushtet Partia Drejtësisë dhe së Drejtës, Jorislab Kaçinski dhe liderët e tjerë polakë “t’i respektojnë vlerat themelore në të cilat janë ndërtuar BE-ja dhe tërë Evropa”. Polonisë mund t’i merret e drejta e votës nëse për këtë pëlqime japin të gjithë 27 anëtaret e tjera të BE-së, por Hungaria, Qeveria konservative të cilës shpesh e akuzon Brukselin për involvim në punët e brendshme të vendit, veçmë paralajmëroi se do të vendosë veto në propozim të tillë eventual.