Bruksel, 4 tetor – Një pjesë e mirë e diplomatëve evropian këto ditë i informojnë gazetarët se BE-ja edhe më seriozisht mendon të vendos sanksione tregtare kundër Mianmarit, pasi në raportin e KB-së në gusht ishte zbuluar se Mianmari ka “synime gjenocide” ndaj rohinxhëve. Rohinxhët janë komunitet mysliman në këtë vend kryesisht budist.
Funksionarët dhe diplomatët evropianë konsiderojnë se vetë kërcënimi për sanksione do të mund të çojë drejt ndryshimit të vendit.
Gjatë vitit të kaluar eksporti në BE i këtij vendi ka qenë një miliardë e gjysmë euro. Sanksionet eventuale do të ishin goditje e drejtpërdrejtë ndaj investitorëve të huaj të shumtë të pranishëm në Mianmar.
Megjithatë në Komisionin Evropian, deri më tani, nuk ka konsensus rreth kësaj çështjeje, thonë diplomatët. Ndërsa komisionerja për tregti Sesilia Malmstrom mbështet një masë të tillë, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Federika Mogerini kërkoi përkujdesje për shkak të rrezikut që qytetarët e thjeshtë të jenë të prekur në mënyrë disproporcionale nga ky veprim. Shefi i Komisionit Evropian, Zhan Junker ende nuk ka marrë qëndrim.