Bruksel, 16 janar – Bashkimi Evropian miratoi një buxhet rekord prej 1,6 miliardë eurosh për ndihmë humanitare në vitin 2019, njoftoi Komisioni Evropian.
Kjo vlerë rekorde vjen si pasojë e konflikteve të numërta në botë, para së gjithash në Afrikë edhe në Lindjen e Afërt, por vjen edhe si rrjedhojë e pasojave sa vjen dhe më të rëndësishme humanitare nga ndryshimet klimatike. Buxheti i këtij viti është dhjetë herë më i lartë se ai në vitin 2015, paralajmëroi KE-ja.
Pjesa më e madhe e fondeve do të jenë të dedikuara për krizën në Siri dhe për refugjatët sirianë në vendet fqinje si dhe për luftën në Jemen