Shkup, 15 janar – Vendosja e sistemit të fuqishëm dhe efikas për mbrojtje të interesave kombëtare financiare dhe të interesave financiare të BE-së, përmes ndjekjes efikase të falsifikimit të eurove është qëllimi i tuining llajt projektit, i cili zbatohet prej 1 nëntorit të vitit të kaluar me mjete financiare të Bashkimit Evropian, në vlerë prej 250 mijë eurove.
Projekti “Përforcim i kapaciteteve të sistemit për luftë kundër falsifikim të euros” do të zgjasë tetë muaj, ndërsa shfrytëzues të tij final janë Reparti për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Sot në hapësirat e Bankës Popullore u mbajt Konferenca, si ngjarje fillestare e tuining projektit, në të cilin shfrytëzuesit e theksuan rëndësinë e këtyre aktiviteteve në drejtim të reformave të cilat Maqedonia i zbaton në rrugën drejtë BE-së, ndërsa para së gjithash në sferën e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe vendosjen e sundimit të së drejtës.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka theksuar se Qeveria në periudhën e kaluar i ka ndërmarrë masat e nevojshme për pranimin dhe inkorporimin e legjislaturës evropiane në këtë lëmi. Është vendosur Zyrë qendrore për hetime në lëmin e falsifikimit të parave, por, siç theksoi Spasovski ekziston hapësirë për përmirësimin të mëtutjeshëm.
Deri më tani janë realizuar disa misione të ekspertëve për njoftim me gjendjen momentale, ndërsa si zbatues i këtij projekti është zgjedhur Bundesbank nga Gjermania.
Zëvendësguvernatorja e BPRM-së, Emilia Nacevska theksoi se qëllimi final i këtij projekti është vendosja e sistemit për luftë kundër falsifikimit, i cili nga të gjitha aspektet do të jetë në nivel të sistemit të vendit anëtar të BE-së.
Ajo shtoi se Ligji për Bankën Popullore tashmë përmban dispozita, me të cilat rregullohen detyrat e BPRM-së nga dita e anëtarësimit në BE. Ajo shfaqi kënaqësi që si trajnues të këtij projekti janë përfshirë vendet më të vjetra anëtare të BE-së, Gjermania dhe Austria, por edhe anëtarja më e re Kroacia.
Euroambasadori Samuel Zhbogar theksoi se kjo ngjarje ndodh vetëm disa ditë pasi Kuvendi i RM-së i miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës.
Ai theksoi se fokusi është në reformat, ndërsa lufta kundër falsifikimit të euros është pjesë e përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Edhe ambasadori gjerman në vend, Tomas Gerberih potencon se ngjarja e sotme po ndodh në një moment shumë të rëndësishëm për Maqedoninë, pasi ishin miratuar ndryshimet kushtetuese, me çka siç theksoi, përfundimisht do të fillojnë bisedimet me BE-në.
Në kuadër të projektit është paraparë edhe mbështetje nga ekspertë nga Banka Qendrore Evropës, Kroacisë dhe Austrisë.