Bruksel, 25 janar – Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, konfirmoi se BE-ja e përkrah Marrëveshjen e Prespës dhe se do të reagojë sapo të miratohet ose jo, në Parlamentin greke, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Nga afër po e ndjekim procesin e kësaj marrëveshje të rëndësishme dhe në mënyrë konsistente kemi reaguar në çdo hap. Presim që sapo të përfundojë debati në Parlamentin greke të ketë reagime nga BE-ja”, tha zëdhënësja.
Dje gazetarët korrespondentë në Bruksel kërkuan përgjigje nga Komisioni Evropian se pse nuk i është tërhequr vërejte komisarit për emigracion, Dimitris Avramopullos për deklaratat e tij kundër Marrëveshjes së Prespës duke u nisur nga ajo se BE-ja ka dhënë një investim të madh në këtë marrëveshje.
“BE-ja e përkrah këtë marrëveshje historike të nënshkruar nga Zaevi dhe Ciprasi nën kryesinë e KB-së dhe ky mbete edhe më tej një rast”, tha Koçijançiç.