– Bashkimi Evropian vendosi ta shtrëngojë rregulloren për gazsjellësin “Rrjedha veriore 2”, që do të shpërndajë gaz nga Rusia deri në Gjermani, por nuk do pengojë përfundimin e tij.
Ndërtimi i “Rrjedhës Veriore 2”, e gjatë 1.225 kilometra, nën Detin Baltik tashmë është në fazën e avancuar dhe duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Në vend të ndalesës, BE-ja dëshiron që gazsjellësin ta harmonizojë me rregullat e saj energjetike.
Gjermania konsideron se kjo mund të shkaktojë që gazsjellësi të jetë më jo ekonomik dhe i paqëndrueshëm.
Megjithatë, në fund, 27 nga 28 ambasadorë të BE-së janë dakorduar me kompromisin francezo-gjerman, që do të thotë se Gjermania mund të mbetet negociator kryesor në projektin “Rrjedha Veriore 2”.
Gjermania dhe Franca sot arritën marrëveshje kompromisi për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, për shkak të së cilës nuk erdhi deri në bllokimin e projektit.
Ai tha se qëndrimi i SHBA-së lidhur me çështjen e këtij gazsjellësi nuk është korrelacion me konkurrencë korrekte dhe se Uashingtoni zyrtar tenton t’i detyrojë vendet evropiane të blejnë gaz më të shtrenjtë.(koha.mk)